Zv/kryetari i KLGJ kërkon “gardianin” e gjyqtarëve: Vonesa i bën të pamundura çështjet disiplinore - Bota Sot
Zv/kryetari i KLGJ kërkon “gardianin” e gjyqtarëve: Vonesa i bën të pamundura çështjet disiplinore

Shqipëria

Zv/kryetari i KLGJ kërkon “gardianin” e gjyqtarëve: Vonesa i bën të pamundura çështjet disiplinore

Më: 18 shtator 2019 Në ora: 11:39
Maksim Qoku

Zv/kryetari i Këshillit të Lartë Gjyqësor, Maksim Qoku ka kërkuar ngritjen e Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë pasi, siç u shpreh ai, “vonesa e një partneri shumë të rëndësishëm siç është ILD-ja, na e bën të pamundur për çështjet disiplinore.”

Inspektori i Lartë i Drejtësisë, institucion i ri në kuadër të reformës në drejtësi, do të verifikojë dhe hetojë të gjitha ankesat ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve, si dhe do të nisë procedimet disiplinore.

Në tryezën “Ecuria e reformës në drejtësi” që po mbahet nga bordi i koalicionit “Drejtësi për të gjithë”, Qoku analizoi edhe punën e KLGJ-së: “Menjëherë me krijimin e KLGJ u përballëm me disa çështje që kërkonin ndërhyrje të menjëhershme. Së pari, vakumi në Gjykata pas shkarkimit të kryetarëve, nisja e procesit të emërimit të magjistratëve, ngritja e komisioneve të përhershme, vlerësimi për shqyrtimin e ankesave, trajtimi i një numri të madh ankesash të qytetarëve për delegimin e gjyqtarëve.”

Zv/kryetari i KLGJ-së tha se janë hartuar rregulla për zgjedhjen e zv/kryetarëve në Gjykata duke zgjidhur situatën emergjente pas shkarkimit të kryetarëve. “Aktualisht janë zgjedhur të gjithë zv/kryetarët në 37 gjykata në vend”, shtoi ai.

Sa i përket Gjykatës së Lartë, Maksim Qoko theksoi se me plotësimin e katër vendeve vakante do të nisë heqja e stokut prej 30 mijë dosje në këtë gjykatë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...