Prokuroria kërkon zgjatje të hetimeve për grupin famëkeq Bajri

Shqipëria

Prokuroria kërkon zgjatje të hetimeve për grupin famëkeq Bajri

Më: 18 shtator 2019 Në ora: 11:50
Bajri

Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon zgjatjen e afateve të hetimit për grupin kriminal “Bajri”. Kërkesa i është dërguar Gjykatës, ndërsa më 20 shtator pritet të zhvillohet seanca ndaj Safet Bajrit dhe grupit të tij.

Grupi Bajri po hetohet për vepra penale të ndryshme, duke filluar nga gjobvënia në qytetin e Shkodrës, e deri tek atentatet dhe trafiku i drogës.

Në ngarkim të grupit rëndojnë edhe dy akuza për vrasje të ndodhura në vitin 2001 dhe në vitin 2002, që kanë mbetur të pazgjidhura deri më sot.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat