“Po ç’punë ke ti me botën moj!” Debate mes Felajt e Murrizit tek “Siguria” për veteranët e Luftës së Dytë Botërore

Shqipëria

“Po ç’punë ke ti me botën moj!” Debate mes Felajt e Murrizit tek “Siguria” për veteranët e Luftës së Dytë Botërore

Më: 18 shtator 2019 Në ora: 11:52
Felaj dhe Murrizi

Seanca në komisionin parlamentar të sigurisë ka nisur me debate këtë të mërkurë, teksa kryetarja e komisionit dhe deputeti i opozitës Murrizi janë përplasur në lidhje me veteranët e Luftës së Dytë Botërore.

Deputeti Myslim Murrizi duket se është acaruar në lidhje me një document të vjetër ku shkruhet se janë vranë në kohën e luftës 28 mijë persona.

DEBATI

Murrizi: Unë nuk kam qenë sekretar partie. Nuk mund të dëgjoj pallavarat e të gjithë komunistëve në këtë sallë. Ku janë 28 mijë të vrarët këtu? Këto janë përrallat e partisë.

Ermonela Felaj: Nuk ka nevojë që të përdoret ky ton. Nuk jeni këtu për të shpalosur historinë këtu. Kjo kalohet në një lojë kungulleshke.

Murrizi: Unë kam leje te them çfarë të dua këtu.

Felaj: Zoti Murrizi çfarë vërejtje keni?

Murrizi: Mos na ndërpre fjalën mua këtu. Ma jep me dokument këtu, ku janë shifrat. Ti më jep vendimin e ’57 . Ty nuk të besoj unë fare, ti për mua je e pabesueshme. Historinë nuk e bën dot ti.  As ti nuk e bën dot. Ma gjej dokumentin.

Felaj: Lufta e dytë botërore shkaktoi shumë dëme në botë.

Murrizi: Por ç’punë ke ti me botën, po ti ke vrarë 5 mijë veta me rregjimin komunist.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat