E akuzon PD për fshehje të dënimeve, kryebashkiaku i Vaut të Dejës dorëzon shenjat e gishtërinjve

Shqipëria

E akuzon PD për fshehje të dënimeve, kryebashkiaku i Vaut të Dejës dorëzon shenjat e gishtërinjve

Më: 18 shtator 2019 Në ora: 12:25
Mark Babani

Kryebashkiaku i Vaut të Dejës Mark Babani ka depozituar shenjat e gishtërinjve në policinë shkencore, pas kërkesës së dërguar nga prokuroria.

Babani është akuzuar nga PD se ka një sërë identitetesh dhe se gjithashtu vite më parë ai është dënuar në Siçili të Italisë.

PD i argumentoi akuzat me disa dokumente, ndërsa në reagim kryebashkiaku i mohoi të gjitha pretendimet e PD-së dhe u shpreh se do të depozitonte një padi penale për shpifje në adresë të Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së Gazment Bardhi.

Ashmë mbetet në dorë të prokurorisë të nisë hetimet dhe të zbulojë nëse kryebashkiaku Mark Babani është dënuar në vitet 90’ në Itali, çka automatikisht do ta përjashtonte këtë të fundit nga titulli i kryebashkiakut, pasi do të kishte mashtruar në formularin e dekriminalizimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat