Përfaqësuesit e Komisionit të Venecias në Tiranë, takim me kryeministrin Rama

Shqipëria

Përfaqësuesit e Komisionit të Venecias në Tiranë, takim me kryeministrin Rama

Më: 18 shtator 2019 Në ora: 13:24
Edi Rama

Një tjetër grup nga Komisioni i Venecias vjen në Tiranë. Përfaqësuesit e Komisionit të Venecias po zhvillojnë një takim me kryeministrin Edi Rama, i cili ka në fokus projektligjin e pronave.

Komisioni i Venecias do të qëndrojë në Tiranë deri më 20 shtator dhe misioni i vizitës është pikërisht ligji për pronat.

Sot pasdite, delegacioni nga Venecia do të takohet fillimisht me grupin parlamentar të Partisë Socialiste e më vonë edhe me grupin parlamentar “Të Pavarur” dhe grupin parlamentar demokrat.

Të dy takimet do të zhvillohen në sallën e mbledhjeve të Komisionit të Ligjeve në Kryesinë e Kuvendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat