Shkollave u ikin nxënësit, fenomeni prek edhe universitetet e vendit

Shqipëria

Shkollave u ikin nxënësit, fenomeni prek edhe universitetet e vendit

Më: 18 shtator 2019 Në ora: 15:16
Foto

Shkolla 9 vjecare “Salo Shahaj” në Peshtan të Madh të Fierit e nisi vitin e ri arsimor me vetëm 81 nxënës.

Drejtori Sokol Zykaj thonë se numri i tyre po ulet vit pas viti.

Sokol Zykaj: "Vit pas viti ka një rënie të lehtë, por e ndjeshme për shkollën tonë."

Në një fshat të vetëm, gjen të gjitha arsyet. Nga rënia e numrit të lindjeve tek largimi në emigracion.

Sokol Zykaj: "Është emigrimi për arsye ekonomike. Një arsye tjetër janë kufizimi i lindjeve."

Në rang qarku, përllogariten 3000 nxënës më pak se vitin 2018. 4 mijë përllogaritet rënia e nxënësve në sistemin parauniversitar në Shkodër.

Trendi rënës vit pas viti në të gjithë rajonin verior,  po pasqyrohet edhe tek numri i studentëve në Universitetit të Shkodrës.

Në mbylljen e fazës së parë të regjistrimeve numri i tyre është rreth 20% më u ulët.

Adem Bekteshi: "Janë për dy arsye. E para efekti i mesatares dhe ulja e numri të nxënësve të shkollave të mesme në dy vitet e fundit."

Pas përllogaritjeve të bëra nga mbyllja e fazës së parë të regjistrimeve, ku rezultojnë 760 studentë që i kanë thënë “po” një prej degëve të “Luigj Gurakuqit”.

Lajmi i mirë këtë vit është se nuk rrezikohet asnjë degë që të mbyllet, pasi menjëherë pas Tiranës, vjen universiteti i Shkodrës si më i preferuari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat