Spiunë edhe për biznesin, Rama paralajmëron tatimorët dhe administratën - Bota Sot
Spiunë edhe për biznesin, Rama paralajmëron tatimorët dhe administratën

Shqipëria

Spiunë edhe për biznesin, Rama paralajmëron tatimorët dhe administratën

Më: 18 shtator 2019 Në ora: 15:29
Edi Rama

Një ditë pasi nxiti studentët më shpërblim për të denoncuar korrupsionin ne universitete, kryeministri Edi Rama paralajmëroi se edhe tatimorët që do të kapen në abuzim do të ndëshkohen. Qeveria po punon për një plan nxitje, për luftën kundër korrupsionit edhe në sektorin ekonomik.

Rama: Së shpejti do të bëjmë publike masat e reja ku çdo biznes, duke filluar nga biznesi i vogël që është shpesh herë objekt i presioneve korruptive dhe duke menduar që ta incetivojmë biznesin e vogël për të denoncuar dhe për të vënë me shpatulla pas murrit çdo lloj personazhi që vjen tek dyqani dhe bën presion apo shqetëson duke shkelur etikën dhe duke kaluar përtej ligjit.

Rama përsëriti thirrjen drejtuar administratës që të tregohen të kujdesshëm në ofrimin e shërbimit për qytetarët.

Rama: Mesazhi që duhen të marrin të gjithë është që me platformën çdo qytetar, dikush që deri dje je mësuar ta trajtosh si leckë për turpin tënd, mund të të marrë në qafë. 

Këto deklarata Rama i  bëri në takimin përjavshëm për platformën e bashkëqeverisjes. Sipas kryeministrit, janë mbi 800 persona nga drejtorë në specialistë që kanë marrë masa ndëshkimore, nga ndjekjet penale te paralajmërimet për pushime nga puna, sepse ka rezultuar se i kanë zvarritur qytetarët.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...