Konstituohet Këshilli i Qarkut Dibër, kryetare zgjidhet Valentina Haliti

Shqipëria

Konstituohet Këshilli i Qarkut Dibër, kryetare zgjidhet Valentina Haliti

Më: 18 shtator 2019 Në ora: 19:14
Valentina Haliti

Pas më shumë se një muaj e gjysmë nga marrja e mandateve nga ana e kryetarëve të Bashikive dhe anëtarëve të këshillave bashkiak të dalë nga zgjedhjet e 30 Qershorit, këtë të mërkurë është bërë kostituimi i Këshillit të Qarkut Dibër, ku kryetare u zgjodh Valentina Haliti.

Në ambientet e këtij institucioni u zhvillua mbledhja e parë e Këshillit të Qarkut, ku dhe u zgjodhën drejtuesit e tij për katër vitet e ardhshme.  Anëtarët e Këshillit të Qarkut Dibër përbëhen nga kryetarët e katër bashkive dhe anëtarë të zgjedhur me votat e këshillave bashkiak në secilën bashki.

Kandidaturë e vetme për drejtimin e Këshillit të Qarkut Dibër është propozuar këshilltarja Valentina Haliti, e cila mori 16 vota pro. Kryetarja e sapozgjedhur tha se do të jetë një zë i fuqishëm në mbështetje të qytetarëve të qarkut Dibër.

Ndërkohë me të njëjtin numër votash, zëvendëskryetar i Këshillit të Qarkut Dibër u zgjodh anëtari i Këshillit të Bashkisë Mat, Halit Palamani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat