Pyetja e Bushatit: Basha e njeh apo nuk e njeh Ramën?!

Shqipëria

Pyetja e Bushatit: Basha e njeh apo nuk e njeh Ramën?!

Më: 18 shtator 2019 Në ora: 22:17
Bushati

Ftesës publike të kryeministrit Edi Rama për tu ulur në një tryezë për reformën zgjedhore, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ju përgjigj me këtë parakusht.

Basha: Nëqoftëse ideja e reformës zgjedhore përfshin Damian Gjiknurin, atëherë le të ftojnë edhe Ymer Lalën, le të ftojnë Safet dhe Enver Bajrin, le të ftojnë Emiljano Shullazin, le të ftojnë Avdylajt, sepse kjo është një tallje dhe një provokim për të gjithë shqiptarët.

Shefi i opozitës nga ana tjetër nënvizoi se reforma Zgjedhore është shumë e rëndësishme.

Por për deputetin e PS-së, Ervin Bushati, Basha është inkoherent në qëndrimet e tij.

Bushati: Basha është në inkoherencë absurde. Nga njëra anë thotë nuk njoh Ramën kryeministër dhe nuk bisedoj me Ramën, pastaj thotë Rama të heqë Gjiknurin. E njeh apo nuk njeh Ramën ai?Është pak konfuz.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat