PD kundër ndryshimit të “7501”, Tabaku: Qeveria po shkel të drejtat e pronarëve

Shqipëria

PD kundër ndryshimit të “7501”, Tabaku: Qeveria po shkel të drejtat e pronarëve

Më: 19 shtator 2019 Në ora: 09:34
Jorida Tabaku dhe Oerd Bylykbashi

Pas përfundimit të takimit me Komisionin e Venecias për çështjen e pronave, Jorida Tabaku dhe Oerd Bylykbashi treguan në një deklaratë për shtyp, temat e trajtuara gjatë bashkëbisedimit në fjalë.

Sipas Tabakut, ligji antikushtetues i kthimit të pronave si dhe një grup tjetër ligjesh bien ndesh me të drejtëne  pronarëve, ku prona publike dhe ajo private mbeten në duart e Ramës dhe është ky i fundit ai që i shpërndan sipas interesave vetjake.

“Qeveria që nga 2013 e këtej po shkel të drejtat e pronarëve dhe po harton ligje me norma të paprecedenta. Shqetësimi jonë mbetet e drejta për të respektuar pronarin, diskutuam mundësi se si mund të zgjidhet”, u shpreh ajo.

Nga ana e tij, Oerd Bylykbashi u shpreh:

“qeveria nuk kthen më prona nuk kompnson, ka rishpronësuar pronarët, ajo që ne beme te qarte  është që ky proces ve ne pikepyetje titujt e pronareve dhe ka per qellim të marre prona dhe këto prona t’u jepen oligarkëve. Fikja dhe eleminimi i gjykates kushtetuese eshte i qellimshem, qe pronaret te mos kenë mundesi te ankohen ne gjykate. Ajo qe bëmë te qarte eshte qe PD te kthehet ne pushtet dhe ne te kthejme te drejtat e pronarëve.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat