Shqipëri- Maqedoni e Veriut, në kufi vetëm me një kontroll

Shqipëria

Shqipëri- Maqedoni e Veriut, në kufi vetëm me një kontroll

Më: 19 shtator 2019 Në ora: 10:54
Anila Denaj dhe Kreshnik Bekteshi

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë rënë dakord për ngritjen e një pike ndërkufitare “One Stop Shop” për lehtësimin e lëvizjes së mallrave dhe qytetarëve mes të dy vendeve.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj bëri të ditur sot se, gjatë takimit që zhvilloi në Tiranë me ministrin e Ekonomisë së Maqedonisë së Veriut, Kreshnik Bekteshi, diskutoi mbi rritjen e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve dhe lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve ndërmjet dy vendeve, njofton Tetova neës.

“Bashkëpunimi ekonomik dhe bashkërendimi i politikave për nxitjen e investimeve të huaja duhet të jetë një qasje strategjike e përbashkët, me synimin për të krijuar një ekonomi shkallë jo vetëm midis dy vendeve, por në të gjithë rajonin” u shpreh ministrja pas takimit.

Sipas INSTAT, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut vitet e fundit kanë shënuar një nivel në rritje të shkëmbimeve tregtare, që sipas të dhënave zyrtare, për periudhën janar-gusht 2019 kanë arritur vlerën e 5.7 deri 6 miliardë lekëve.

Ndërsa fluksi i qytetarëve maqedonas për turizëm në Shqipëri është në trend rritje të vazhdueshëm nga viti në vit dhe në çdo periudhë të vitit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat