Lefter Maliqi: Rama diktator, Bushatin e degjeneroi se ngriti pak zërin

Shqipëria

Lefter Maliqi: Rama diktator, Bushatin e degjeneroi se ngriti pak zërin

Më: 19 shtator 2019 Në ora: 15:25
Lefter Maliqi

Deputeti Lefter Maliqi kërkon ndryshimin e sistemit zgjedhor ndërsa sfidon kryeministrin Rama: Hajde në zonën time dhe shihe nëse mund të fitosh.

Duke folur nga foltorja e Kuvendit, paraditen e sotme, menjëherë pas fjalës së ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri lidhur me ndryshimet në Kodin Penal Maliqi e krahasoi Ramën me diktator.

"Unë jam dakord me ndryshimet në kodin penal. Jam dakord që ai që fyen policin, prish ndeshjen e godet infermieren, bllokon rrugën sigurisht që duhej ndëshkuar. Këto duhej të ishin bërë kohë më parë, jo tani. Tani nuk ekziston demokracia lokale. Nuk ekziston demokracia. Çfarë kishte më shumë diktatori sesa ky, vetëm nuk ka presidentin. Cfarë kishte më shumë. Pushtetin lokal e ka, këshillat lokale, qarqet që i morën të gjitha, parlamentin, të gjitha institucionet, vetëm presidentin."

Maliqi tha se maxhoranca i druhet vetingut të tyre.

"Edhe këtë e shtynë dy muaj do ta shtyjnë dhe 4 muaj të tjera, se nuk ka prova si nuk ka prova për zotin Tahiri, sepse provat e Tahirit i ka ky mbrapa sepse nuk mbillesh Shqipëria me drogë pa dijeninë e të parit. Kam qenë drejtues policie unë. Nuk mund të mbillej një parcelë droge pa dijeninë e drejtuesit të policisë, kryeplakut, drejtuesit vendor.  Nuk doni të bëni vetingun në politikë se dilni lakuriq. Se të bëhet hetimi dhe ventingu ndaj jush dhe kryebashkiakëve dhe ish ministra të opozitës e di si dilni, nuk e dini ku i keni vilat, kui keni fshehur milionat. E keni rjepur këtë popull dhe kjo ka ndodhur sidomos vitet e fundit pas 2008 kur ai që gjykoni sot president, me 4 deputetë të tjerë u hodh mbi këto tavolina qëndroi në grevë për shkak të sistemit të kalbur politik për shkak se ky sistem pas 2008 nxorri deputetë me kriminelë, me  pranga, nxorri kryebashkiakë të arrestuar në Itali e Greqi. Pas 2008 në këtë parlament hynë deputetë me shkolla dhe diploma të blerë, milionerë të pasur. 

Maliqi thotë se Rama e Basha kanë ende marrëveshje

"Kanë frikë nga sistemi maxhoritar. Në zonën time të vijë Edi Rama të konkurojë, të ketë lekë ca të dojë të fitojë i jap dorën. Zonë me 60 qendra votimi. Këtu duket vota e drejtëpërdrejtë e popullit. Deputetët e opozitës së re i falenderoj për shkak të një kompaksimi në rritje por i them: Të dy Rama e Basha vazhdojnë të kenë marrëveshje, këta duan të bëjnë vetëm disa ndryshime në Kodin Zgjedhor jo sistemin parlamentar për ta kaluarme 84 vota se kanë frikë.

Guxon ndonjëri prej jush të dalë kundër Ramës për shkak të këtij sistemi të fëlliqur që shkatërruat vendin. Kush guxon nga ju të flasë. Një cikë e ngriti zërin, pak dhe Ditmir Bushati dhe po e degjenerojnë, po e godasin. Këta ministrat, Gjiknuri, Ahmetaj, Xhafaj, ta ngrejnë pak zërin, ka prova për këta. Ky është sistemi i fëlliqur për ti marrë të gjitha pushtetet më vete, për ta lënë këtë popull të varfër të shkatërruar." 

Unë jam të bëhet një marrëveshje të ndryshohet sistemi zgjedhor dhe të shpëtojë ky vend, sepse e varfëruat. Çfarë nuk bëtë. Për 300 ditë do të vendosim rendin, cfarë u bë për 300 ditë?! Tritol, avionë me drogë, drogë gjithandej.

Fusni në veting policët me 400 mijë lekë rrogë dhe nuk bëni vetingun e vetës.

Hapni këtu namin se do arrestohet Ilir Meta. Por i pari është peshkaqeni që të arrestohet që ka futur në bark të gjithë. Këta i thonë Skënderbe, por ky mund të mbajë vetëm një pikturë se shpatën nuk e mban dot. Ky vërtet është i gjatë ka miliona e miliona miliona, jo vetëm Surrelin. Si ai ka dhe të tjerë por dy metro vend kanë, unë po i jap dy metro e 20 meqë është i gjatë po ku do i cojnë këto lekë e shkatërruan këtë vend. Ju nuk jetoni me realitetin. Rama mund të mbajë një pikturë por shpatën nuk e mban dot.  E shkatërruan këtë vend. Nuk jua mban të vini në zonë. " 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat