Gjyq për të hyrë në shkollë, nëna rrëfen betejën për të birin me autizëm

Shqipëria

Gjyq për të hyrë në shkollë, nëna rrëfen betejën për të birin me autizëm

Më: 19 shtator 2019 Në ora: 20:26
Edlira Sallaku

Edlira Sallaku është nëna e një fëmije me sindromën e autizmit. Ajo tregon se pavarësisht talentit në pikturë të djalit të saj Drinit, ka kaluar shumë peripeci për ta regjistruar në Liceun Artistik.

Edlira Sallaku: Ta regjistroja në Liceun Artistik ishte një tmerr i vërtetë. U detyrova të hapja proces gjyqësor administrativ pasi padita në Ministrinë e Arsimit Drejtorinë Arsimore dhe strukturat përkatëse që nuk ma regjistronin djalin për të vetmen arsye se kishte spektrin e autizmit dhe nuk kishin një ligj apo urdhëresë të veçantë.

Edlira gjithashtu shprehet se dy orët e shërbimit të psikologut në shkolla janë të pamjaftueshmee.

Edlira Sallaku: Dy orë mësimore duhet të rrinte psikologia e paguar nga shteti. U detyrova të paguaj një psikologe tjetër. Këta nxënës kanë dëshirë të frekuentojnë të gjitha orët mësimore.

Me ndihëm ekonomike që shteti ofron për këtë kategori, familjarët paguajnë një psikolog privat për të ndjekur të gjitha orët mësimore.

Edlira Sallaku: Suportin që jep shteti, invaliditetin dhe kujdestarinë, ne jemi të detyruar t'ia japim në total një psikologu për tu kujdesur vetëm në ambientet shkollore.

Sipas planit kombëtar të veprimit për personat me aftësi të kufizuar, njësitë e arsimore vendore duhet të punojnë me përgjegjësi që nxënësit me aftësi të kufizuar të trajtohen nga mësuesit, mësuesit ndihmës dhe psikologu i shkollës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat