Ngjela: Vonesa është në favor të Tahirit, do ketë konflikt të brendshëm në Gjykatë

Shqipëria

Ngjela: Vonesa është në favor të Tahirit, do ketë konflikt të brendshëm në Gjykatë

Më: 19 shtator 2019 Në ora: 21:10
Spartak Ngjela

Avokati Spartak Ngjela i ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora u shpreh se vonësa në dhënien e vendimit nga Gjykata e Krimeve të Rënda është në favor të ish-ministrit Saimir Tahiri.

Spartak Ngjela: Vonesa është në favor të Tahirit. Duhet të jetë ndarë Gjykata. Ose pastaj vendosin ta japin që sot vendimin e arsyetuar, e kanë marrë vendimin dhe po e arsyetonë. Por kjo është më e zbehtë. Kurse më e  sakta është kjo tjetra, do të ketë konflikt të brendshëm në Gjykatë. Nuk e di si do rrjedhi situata juridike e arsyetimit, por nëse është e vërtetë ajo e radarëve, që tha Tahiri, se ata e kishin provë të fortë fikjen e radarëve. Ky i paska gjetur të hequra radarët nga paraardhësit. Kjo është një provë e fortë në kuptimin e provave indirekte. Të shohim sa do ti arsyetojë Gjykata me pafajësi apo fajësi.Ai bëri mirë që hyri në betejë legale, e vetmja rrugë kjo ishte.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat