Burg për ish- ministrin shqiptar Saimir Tahiri

Shqipëria

Burg për ish- ministrin shqiptar Saimir Tahiri

Më: 19 shtator 2019 Në ora: 22:11
Saimir Tahiri

Ish-Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dënohet me 5 vjet burg.

Por sipas vendimit atij i konertohet në 3.4 vite shërbim prove.

Rreth orës 21:40, ish- ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri doli para trupit gjykues të Krimeve të Rënda për tu njohur me vendimin në lidhje me akuzat e ngritura ndaj tij.

Tahiri dënohet vetëm për shpërdorim detyre.

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar 12 vite burg për ish-ministrin, por me gjykim të shkurtuar kërkesa përfundimtare shkon në 8 vite.

Prokuroria e akuzon Tahirin për tre vepra penale: “trafikim i narkotikëve” në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “kryerja e veprave penale nga organizata kriminale”, “grup i strukturuar kriminal”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat