“Vendim i turpshëm”, Basha reagon për Tahirin: Drejtësia është peng i Ramës - Bota Sot
“Vendim i turpshëm”, Basha reagon për Tahirin: Drejtësia është peng i Ramës

Shqipëria

“Vendim i turpshëm”, Basha reagon për Tahirin: Drejtësia është peng i Ramës

Më: 19 shtator 2019 Në ora: 22:40
Lulzim Basha

Kryeopozitari Lulzim Basha ka dënuar pas vendimit të shpallur mbrëmjen e sotme nga Gjykata e Krimeve të Rënda, ku ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri u gjet fajtor vetëm për “shpërdorim detyre”.

Duke e konsideruar vendim të turpshëm dënimin e Tahirit me 3 vite shërbim prove, Basha thekson se “drejtësia në Shqipëri është peng i Edi Ramës, dhe Edi Rama është peng i krimit.”

Reagimi i plotë

Vendimi i turpshëm për të mos bërë drejtësi për krahun e djathtë të Edi Ramës, që e mbushi Shqipërinë me drogë dhe e shndërroi atë në njollën e zezë të krimit në Europë, provon se drejtësia në Shqipëri është peng i Edi Ramës, dhe Edi Rama është peng i krimit.

Vendimi i sotëm konfirmon se Edi Rama bëri gjithçka për ta mbrojtur Saimir Tahirin, sepse Saimir Tahiri e mban peng Ramën me dosjet e korrupsionit dhe të lidhjeve të tij me krimin, duke nisur me dosjen e kokainës së Xibrakës, ku është i përfshirë vëllai i Edi Ramës.

Përsa kohë Edi Rama është në krye të qeverisë, në Shqipëri nuk ka për të patur drejtësi, krimi dhe të pushtetshmit do të jenë të paprekshëm, Shqipëria do të mbetet peng i krimit dhe shqiptarët më të varfër e më të papunë.

Vetëm çlirimi i qeverisjes nga krimi do ti hapë rrugë drejtësisë së vërtetë dhe mirëqenies për të gjithë shqiptarët.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...