Burg për ish-drejtorin e Policisë, nuk shpëton me “shërbim prove”

Shqipëria

Burg për ish-drejtorin e Policisë, nuk shpëton me “shërbim prove”

Më: 19 shtator 2019 Në ora: 22:42
Jaeld Çela

Ndonëse u dënua për të njëjtën vepër penale si Saimir Tahiri, “shpërdorim detyre”, Jaeld Çela, ish-drejtor i Policisë së Vlorës, nuk i ka shpëtuar burgut. Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur dënimin me 3.4 vite burg ish-policin, i cili ndodhet ende në arrati.

Ndryshe nga Tahiri, që ky dënim iu konvertua në shërbim prove, për Jaeld Çelën nuk është aplikuar e njëjta masë.

Edhe Çela u akuza për veprat penale “trafikim i narkotikëve” në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “kryerja e veprave penale nga organizata kriminale”, “grup i strukturuar kriminal”. Asnjë nga këto akuza nuk u pranua nga Gjyjkata, e cila e shpalli fjator për “shpërdorim detyre”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat