Ilir Bajri nuk ekstradohet në Itali, Gjykata e Apelit vendos për rigjykim

Shqipëria

Ilir Bajri nuk ekstradohet në Itali, Gjykata e Apelit vendos për rigjykim

Më: 20 shtator 2019 Në ora: 00:28
Ilir Bajri

Ilir Bajri nuk do të ekstradohet drejt Italisë. I akuzuar si një prej anëtarëve të bandës “Bajri” në Shkodër, Ilir Bajri do të qëndrojë në Shqipëri deri sa Gjykata e shkallës së parë në dalë me vendimin e ri.

Ka qenë Gjykata e Apelit në Shkodër që ka prishur vendimin e dhënë më datë 17 qershor për ekstradimin e Bajrit drejt Italisë. “Apeli” arsyeton se “vendimi i Gjykates së Shkallës së Parë është i pazbatueshëm në praktikë, i marrë në kundershtim me ligjin procedurial penal, provat e administrura dhe si i tillë duhet të prishet dhe çështja të kthehet për rigjykim në atë gjykatë, me trup tjetër gjykues.”

Ilir Rustemi (Bajri), vëllai i Safet Bajrit, rezulton i dënuar me 5.6 vite nga gjykata e Bolonjas për trafikim droge dhe prostitucion.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat