Kryeministri Rama ndodhet këtë të premte në Velipojë për një takim me drejtuesit politikë të qarqeve veriore të vendit.
Mësohet se kryeministri i ka kërkuar prerë drejtuesve politike në qarkun e Shkodrës që të largojnë pjesën dërrmuese të drejtorëve lokalë, rreth 80% të tyre. Rama ka kërkuar që të nisë puna për vlerësimin e performancës së institucioneve dhe të shikohen borxhet e projektet aktuale të bashkisë më të madhe të veriut.
“80% e drejtorëve do ikin. për të gjitha bashkite e Qarkut Shkodër do të bëhet vlerësim performance i institucioneve me varësi nga qendra. Njëkohësisht do të bëhet analizë e buxhetit të bashkive, borxhet dhe projektet aktuale që të evidentohet se ku jemi aktualisht”- mesohet te kete thënë Rama.
Kujtojmë se në takim me Ramën, i cili është dhe koordinatori i qarqeve të veriut në PS, kanë marrë pjesë Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu si dhe deputetët Paulin Sterkaj, Luan Harusha dhe Tom Doshi.