Reagon Komisioni Evropian: Nuk komentojmë vendimin e Gjykatës për Tahirin

Shqipëria

Reagon Komisioni Evropian: Nuk komentojmë vendimin e Gjykatës për Tahirin

Më: 20 shtator 2019 Në ora: 17:52
Maja Koçijançiç

Komisioni Evropian është vënë në dijeni për dënimin e Saimir Tahirit, ish-ministër i Brendshëm, për “shpërdorim detyre”, por gjithsesi, ky institucion i rëndësishëm i Bashkimit Evropian nuk pranon të bëjë komente mbi çështjen.

Pyetur nga gazetari Top Channel, Muhamed Veliu, zëdhënësja e BE-së, Maja Koçijançiç, thotë: “Ne nuk komentojmë në çështje apo vendime individuale, sepse BE respekton pavarësinë e institucioneve të drejtësisë.”

Në përgjigjen e kthyer nga Koçijançiç theksohet edhe fakti se vendimi i Gjykatës së Krimeve të Rënda do të apelohet dhe procesi do të vijojë.

Saimir Tahiri u dënua me pesë vite heqje lirie për akuzën e “shpërdorimit të detyrës”, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, ai do të jetë në shërbim prove, duke mos bërë asnjë ditë burg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat