Rama: Të dëgjuarit, liria më e shkelur e hapësirës sonë publike

Shqipëria

Rama: Të dëgjuarit, liria më e shkelur e hapësirës sonë publike

Më: 20 shtator 2019 Në ora: 19:52
Ilustrim

Kryeministri, Edi Rama, thotë se shoqëria shqiptare vazhdon të ketë një problem me lirinë e të kujtuarit, duke iu referuar kështu periudhës së diktaturës dhe krimeve të komunizmit.

Por mbi të gjitha, thotë Rama, liria më e shkelur e hëpësirës sonë publike është ajo e të dëgjuarit.

Edi Rama: Një përpjekje e tillë në këtë vend, në këtë moment të caktuar të ecurisë sonë është shumë fisnike dhe e dobishme. Vazhdojmë të kemi një problem me lirinë e të kujtuarit. Kemi celebruar lirinë e të folurit, por ende nuk e kemi celebruar lirinë e të kujtuarit si një e drejtë e gjithësecilit për të pasur kujtesën e  tij dhe këndvështrimin e  tij mbi të shkuarën që është tranzicioni për të realizuar pastaj dhe lirinë e të dëgjuarit që është liria më e shkelur e hapësirës sonë publike. Të gjithë kanë të drejtë të flasin, por shumë pak njerëz e shijojnë të drejtën për tu dëgjuar. Është një lloj i të folurit të gjithë përnjëherësh që ka penguar një penetrim më të shëndetshëm në labirintet e kujtesës.  Një poet ka shkruar se të tregosh është të kujtosh dhe të kujtosh është të jetosh.

Deklaratat Rama i bëri në COD, gjatë prezantimit të 25 librave për kujtesën e diktaturës. Projekti i Kujtesës ka sjellë libra nga personazhe si Maks Velo, Spartak Ngjela apo Kurt Kola.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat