Edmond Spaho: Drejtësi me dy standarde, burg për kuksianët por jo për Tahirin

Shqipëria

Edmond Spaho: Drejtësi me dy standarde, burg për kuksianët por jo për Tahirin

Më: 20 shtator 2019 Në ora: 22:18
Burg për kuksianët

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edmond Spaho thotë se drejtësia në Shqipëri është me standarde të dyfishta dhe kjo u pa me dënimin e dhënë dje ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Spaho sjell rastin e protestuesve të Kukësit, kundër pagesës në rrugë, që u mbajtën për javë të tëra në qeli.

“Me drejtësinë që ka standarde të dyfishta ka liri për Tahirin dhe burg për kuksianët protestues, pasi ata nuk posedojnë fakte për vëllanë e Shefit të Madh dhe drogën e Xibrakës, si Saimir Tahiri”, shkruan ndër të tjera Spaho.

Reagimi i plotë

Shikoni standardin e drejtesise shqiptare! Saimir Tahiri u akuzua per krijim organizatash kriminale, favorizim te tyre dhe trafik nderkombetar droge. Per keto tre akuza u hetua dhe gjykua ne gjendje te lire, pa bere asnje dite burg. Keta fakiret nga Kukesi, qe luftojne nga mengjesi ne darke per buken e gojes, per vete dhe familjaret e tyre, u hetuan ne burg dhe u denuan me burg vetem sepse protestuan kunder komcesionit korruptiv te Edi Rames ne rrugen e Kombit.

Ketyre te varferve, qe nuk kane lidhje me pushtetin e Edi Rames, por e demaskojne ate me protesta, prokuroria ua sajon provat. Per Tahirin edhe kur provat jane sheshit, ia mbulon ose i zhvlereson, sic beri me udhetimin e te atit dhe te bashkeshortes se tij ne Itali bashke me Habilajt, per te cilet genjente sikur nuk i njihte.

Me drejtesine qe ka standarde te dyfishta ka liri per Tahirin dhe burg per kuksianet protestues, pasi ata nuk posedojne fakte per vellane e Shefit te Madh dhe drogen e Xibrakes, si Saimir Tahirii.

Kuksianet duhen denuar qe shqiptaret te mesojne se koncensionet e oligarkeve te Rames jane te paprekshme, ndryshe denohen me burg pasi prekja e interesave te oligarkeve eshte si te prekesh Shefin e Madh.

Nuk do te jete e larget dita kur cdo koncension korruptiv dhe kunder interesit publik, si ky i rruges se Kombit, do te anullohen nga qeveria e ardhshme e PD.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat