Diell dhe rritje temperaturash, njihuni me parashikimin e motit për sot

Shqipëria

Diell dhe rritje temperaturash, njihuni me parashikimin e motit për sot

Më: 21 shtator 2019 Në ora: 08:27
Ilustrim

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga një mot i kthjellët me alternime vranësirash por që mundësitë për reshje shiu janë të pakta.

Sipas Meteoalb, temperaturat do të kenë një rritje të lehtë ku do variojnë: në zonat malore nga 9ºC deri në 23ºC, në zonat e ulëta nga 18ºC në 30 ºC dhe në zonat bregdetare nga 21ºC në 31ºC.

Era do të fryej në drejtim perëndimor me forcë valëzimi deri në 2 ballë.

Në Kosovë moti do të jetë i kthjellët me alternime vranësirash. Temperaturat variojnë: në zonat malore nga 9ºC deri në 24ºC dhe në zonat e ulëta nga 14ºC në 27ºC.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat