Ishin nisur drejt Greqisë me gomone, anija shqiptare ndalon 111 emigrantë

Shqipëria

Ishin nisur drejt Greqisë me gomone, anija shqiptare ndalon 111 emigrantë

Më: 21 shtator 2019 Në ora: 09:50
Pamje nga video

111 emigrantë sirianë, irakenë dhe palestinezë janë ndaluar nga anija shqiptare Oriku, e cila patrullon në detin Egje në kuadër të NATO-s.

Emigrantët ishin nisur nga brigjet turke dhe udhëtonin me dy gomone dhe 1 skaf në drejtim të Greqisë kur janë ndaluar nga anija shqiptare. Ata i janë dorëzuar Rojes Bregdetare turke.

Për tre operacionet ka reaguar edhe ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka:

“Natë intensive për anijen shqiptare Oriku dhe ekuipazhin e saj me mision në detin Egje.

111 emigrantë sirianë, irakenë e palestinezë u shpëtuan në 3 operacione të ndryshme brenda pak orësh, gjatë mbrëmjes së djeshme në ujërat mes Turqisë dhe Greqisë.

Emigrantët të cilët lundronin në 2 gomone dhe 1 skaf, iu dorëzuan Rojës Bregdetare turke.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat