Saimir Tahiri: Ata që e degraduan policinë sot më akuzojnë mua

Shqipëria

Saimir Tahiri: Ata që e degraduan policinë sot më akuzojnë mua

Më: 21 shtator 2019 Në ora: 11:53
Saimir Tahiri

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri në dalje për mediat

Saimir Tahiri: Kjo nuk është drejtësi e plotë. Beteja për të drejtën time ndalkoi në stacionin e parë dhe ka plot rrugë para. Mua më duhet shumë rrugë përpara.

Gjykata tha se unë kam shpërdoruar detyrën. Por me aq sa lexova kishte të bënte me faktin që më kishin përmendur emrin dhe nuk kam luftuar sa duhet kultivimin e kanabisit. Uroj të mos jenë këto. Mezi po pres të lexoj cilin ligj konkretisht kam shkelur dhe kam shpërdoruar detyrën.

Sigurisht që do e ankimoj, sapo të zbardhet. Drejtësinë e kam pritur 2 vjet dhe nuk është bërë siç duhet dhe më takon. Jam i bindur se nuk e kam shpërdoruar kurrë detyrën, në asnjë sekond, përkundrazi e kam bërë me shumë pasion dhe përkushtim. E shndërruam nga një institucion të degraduar në një institucion të respektuar. Ata që e degraduan sot më akuzojnë mua. Ata që e kthyen në katrahurë më akuzojnë mua.

Kush mendon se sa isha unë kanabisi ishte vetëm në Lazarat gabohet rëndë" .

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat