Tahiri: Për Gërdecin dhe 21 janarin askush nuk u akuzua për shpërdorim detyre

Shqipëria

Tahiri: Për Gërdecin dhe 21 janarin askush nuk u akuzua për shpërdorim detyre

Më: 21 shtator 2019 Në ora: 14:07
Saimir Tahiri

Gjatë konferencës për gazetarët, ish ministri Saimir Tahiri tha se asnjë person nuk është akuzuar për shpërdorim detyrë për shpërthimin në Gërdec dhe 4 vrasjet e 21 janarit kur në pushteti ishte ish-kryeministri Sali Berisha.

Tahiri shtoi se do i shkojë deri në fund çështjes duke ndjekur çdo hap të sistemit të drejtësisë.

Saimir Tahiri: Por unë sot akuzohem për shpërdorim detyre edhe mbrojtjen për këtë akuzë do ta bëj para gjykatës siç më takon dhe do përballem edhe me këtë akuzë.

Ka pasur Shqipëria ministra të Brendshëm të tjerë, ministra të tjerë, kryeministra dhe qeveri plot të tjera. Një ministër i Brendshëm kur u vranë 4 qytetarë mu këtu jashtë 100 metra larg nuk u akuzua për shpërdorim detyre kur u vranë 4 qytetarë.

As kryeministri i asaj kohe kur tha se Lazaratin e lashë aty të mbillej se kjo ishte politika ime, nuk u akuzua për shpërdorim detyre. As ministri i Mbrojtjes nuk u akuzua për shpërdorim detyre kur la 28 vetë të vrarë në Gërdec. Nuk akuzua për shpërdorim detyre askush, ministër, kryeministër.

Në këto 30 vite që kanë vjedhur paratë e qytetarëve nga xhepat nuk është akuzuar për shpërdorim detyre, askush. Prandaj janë sot serbes, serbes, shesin mend dhe dëngla në emër të popullit dhe më bëjnë mua gjyqin në emër të popullit.

Por nuk kam ndërmend, as nuk dua të barazohem dhe jam shumë larg me secilin nga këta. Dhe për më tepër historitë e tyre nuk më interesojnë, por vetëm e vërteta ime. Do i shkoj në fund siç më takon, siç e kam bërë deri më sot dhe siç nuk e ka bërë askush nga ata që kanë pasur mundësi ta bëjnë deri dje dhe nuk kanë bërë.

Më takon të rri dhe të pres të marr vendimin e zbardhur të gjykatës dhe ta apeloj urgjentisht. Të ndjek çdo hap të sistemit të drejtësisë ta bëj këtë pavarësisht se nuk e ka bërë asnjë askush para meje dhe të përgjigjem me përulësi për çdo akuzë vetëm me të vërtetat e mia pra drejtësisë dhe para publikut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat