Plagosen me armë para banesës hallë e nip në Fushë-Krujë

Shqipëria

Plagosen me armë para banesës hallë e nip në Fushë-Krujë

Më: 22 shtator 2019 Në ora: 00:19
Foto ilustrim

Hallë e nip janë qëlluar me armë zjarri para banesës së tyre në fshatin Nikël të Fushë-Krujës.

Ky është informacioni që vjen pas plagosjes së dyfishtë që ndodhi pak minuta para mesnatës në Nikël.

Dy të plagosurit janë identifikuar si Mariglen Haka, 27 vjeç dhe Shpresa Baka.

Ata janë dërguar në Spitalin e Traumës ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Policia ka nisur hetimet për ngjarjen dhe është vënë në kërkim të autorëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat