Ankthi nuk ka mbaruar/ Tërmeti shkund sërish Shqipërinë

Shqipëria

Ankthi nuk ka mbaruar/ Tërmeti shkund sërish Shqipërinë

Më: 22 shtator 2019 Në ora: 06:11
Foto ilustrim

(E plotësuar) - Lëkundje të forta termeti janë ndjerë në kryeqytet në mesnatë por edhe në orët e para të mëngjesit.

I fundit dhe i nënti në radhë ka tronditur Tiranën dhe Durrësin, ku është ndjerë dhe më shumë, në orën 9 të mëngjesit me magnitudë  3.5.

***

Një tjetër tërmet, i 6 pas mesnate, ka goditur Shqipërinë rreth orës 06:47 të mëngjesit.

Mësohet se tërmeti ka qenë i magnitudës 3.5 ballë dhe epiqendra e tij ishte në detin Adriatik, 3 km nga Durrësi.

Rreth orës 00:15 lëkundjet e tërmetit janë regjistruar 10 km nga Durrësi. Magnituda 3.1 ballë.

Rreth orës 02:28 lëkundjet e tërmetit janë regjistruar 4 km nga Durrësi. Magnituda 4.4 ballë.

Rreth orës 02:48  lëkundjet e tërmetit janë regjistruar me epiqendër në detin Adriatik, 3 km nga Durrësi. Magnituda 3.5 ballë.

Rreth orës 04:19 lëkundjet e tërmetit janë regjistruar  3 km nga Durrësi. Magnituda 3.2 ballë.

Rreth orës 04:20 lëkundjet e tërmetit janë regjistruar me epiqendër në detin Adriatik, 19 km në jugperëndim të Mamurrasit. Magnituda 3.4 ballë.

Image

***

Ankthi po vazhdon në Shqipëri edhe në orë pas mesnate pasi është goditur edhe nga tri tërmete tjera duke çuar numrin e tërmeteve në 9 të tilla në 24 orët e fundit.

Qendra Sizmologjike Mesdhetare ka njoftuar për tri tërmetet tjera që goditën Shqipërinë brenda një ore.

I pari pas mesnate ishte në ora 02:18, me magnitudë 2.7 shkallë Rihter, me epiqendër 25 kilometra në Perëndim të Tiranës.

I dyti pas mesnate u regjistrua 10 minuta më vonë, në ora 02:28, me magnitudë 4.4 shkallë Rihter. Epiqendra e këtij tërmeti të fuqishëm ishte 29 kilometra në Perëndim të Tiranës.

Tërmeti i tretë u regjistrua në ora 02:49, ndërsa dridhjet ishin 3.5 shkallë Rihter, kurse epiqendra 35 kilometra në Perëndim të Tiranës.

Autoritetet shqiptare kanë bërë thirrje që banorët e zonave ku ka paralajmërime për vazhdim të dridhjeve të mundshme sizmike të qëndrojnë jashtë shtëpive e pallateve, pasi deri tani janë dëmtuar shtatë pallate në Tiranë e Durrës.

Image

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, njoftohet për së paku 105 të lënduar.

Ndërkaq dëmet materiale llogariten shumë të mëdha, kurse tashmë të gjithë mekanizmat shtetërorë shqiptare janë në gatishmëri për t’u vënë në ndihmë qytetarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat