Panik nga tërmetet, psikologia apel qytetarëve: Si ta menaxhoni situatën

Shqipëria

Panik nga tërmetet, psikologia apel qytetarëve: Si ta menaxhoni situatën

Më: 22 shtator 2019 Në ora: 06:18
Foto ilustrim

Psikologia Arjana Rreli ka këshilluar të gjithë qytetarët që të ruajnë qetësinë dhe të menaxhojnë  situatën pas tërmeteve, e cila në fakt u shoqërua me ankth dhe panik.

Ajo vuri theksin tek nënat shtatzëna, ndërsa kërkoi pretj tyre që të tregojnë maturi për të menaxhuar me qetësi çdo gjë.

Sipas saj, kjo është e vetmja strategji, e cila ndihmon që qytetaret të mos pësojnë trauma si pasojë e frikës së shkaktuar na lëkundjet e termetit.

Psikologia thekson se pasojat e traumës mund të shfaqen në një kohë të dytë nëse nuk ruhet qetësia.

“Patjetër që gjëja e parë që duhet të bëhet është të ruhet qetësia.  Në grupe të mëdha paniku transmetohet më shpejt. Kjo rrit ankthin e tyre dhe pastaj mund të transmetohet në shëndetin e tyre mendor. Kërkohet të ruhet qetësia nga të rriturit.

Pasojat e traumës ndodhin në një kohë të dytë.  Kjo situatë duhet të pranohet dhe të menaxhohet me qetësi. Nuk kemi asgjë  për të bërë se nuk e kemi në dorë, por vetëm duhet ta pranojmë këtë proces dhe mos të rrisim ankthin”-tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat