Rama mesazh nënprefektëve: Të gjithë spostohuni në Durrës

Shqipëria

Rama mesazh nënprefektëve: Të gjithë spostohuni në Durrës

Më: 22 shtator 2019 Në ora: 10:45
Edi Rama

Në mbledhjen me nënprefektët e qarqeve për të vlerësuar dëmet pas tërmeteve, kryeministri Edi Rama u kërkoi përfaqësuesve që ta spostojnë vëmendjen në Durrës, pasi dëmet janë edhe më të mëdha.

Rama i kërkoi nënprekfektëve që të kontaktojnë çdo familje që është prekur nga tërmetet.

Rama: Plasaritjet e godinave në të shumtën e herëve nuk përbëjnë rrezik.  Nuk është çarje pallati kur në një pallat funksionon fuga sizmike. Është me rëndësi që çdo plasaritje të inspektohet në mënyrë profesionale dhe çdo cënim i çdo pallati sepse mund të jetë sikundër e kemi vënë të reagimi i fugës sizmike, por mund të jetë edhe një cënim strukturor që e bën të rrezikshëm për më tutje godinën. Të gjithë ju të spostoheni në Durrës me një synim: Çdo familje që hyn në atë rrethin e parë të stresit dhe që gjatë natës ka qëndruar jashtë të kontaktohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat