“Ne jemi tërmeti i tretë”/ Reagimi i bluzave të bardha

Shqipëria

“Ne jemi tërmeti i tretë”/ Reagimi i bluzave të bardha

Më: 22 shtator 2019 Në ora: 11:53
Bluzat e bardha

Dje në një ditë të vështirë për të gjithë qytetarët, bluzat e bardha u kanë ardhur në ndihmë grave shtatëzëna. Në maternitetin “Koço Gliozheni” kanë lindur 15 fëmijë.

Përmes një postimi në Facebook, mjekja Anika Dokle tregon situatën në spitalin në fjalë dhe se si stafi i tij është ende në gatishmëri për lindje të reja.

“Ne jemi tërmeti i tretë… Inkurajojmë nënat e reja në një ditë të vështirë si kjo e sotmja”, shkruan mjekja Anika Dokle në postimin e saj, teksa publikon edhe një video ku shfaqet duke kërcyer me kolegët e saj për të kaluar panikun e krijuar.

Image

Bluzat e bardha dje në një ditë vështirë u erdhën në ndihmë grave shtatëzëna, pai dje linden 15 fëmijë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat