Rama te spitali i Traumës: Nuk do të lëmë asnjë mbrapa, qytetarët të bëjnë me dije problemet - Bota Sot
Rama te spitali i Traumës: Nuk do të lëmë asnjë mbrapa, qytetarët të bëjnë me dije problemet

Shqipëria

Rama te spitali i Traumës: Nuk do të lëmë asnjë mbrapa, qytetarët të bëjnë me dije problemet

Më: 22 shtator 2019 Në ora: 13:50
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ishte në spitalin e Traumës ku vizitoi të lënduarit nga tërmeti.

“Të gjithë janë gjendur në krye të detyrës dje, ky është një moment falenderimi. Nuk ka pasur goditje fatale, plagët nuk kanë qenë ekstreme, kishte kujdes maksimal. Gjithçka është përballuar më së miri nga të gjithë.

Duhet sa më shumë qetësi, nuk kemi humbje njerëzish dhe dëmtime të rënda në banesa. Çdo godinë do verifikohet dhe do jepet konkluzioni mbi rëndësinë e plasaritjeve. Kush ka frikë të qëndrojë në shtëpi, ka në Durrës 700 shtretër dhe kushte optimale.

Do lutesha që të gjithë të mos përhapin panik, të mos ushqejmë frikë. Jo të gjithë plasaritjet përbëjnë rrezik. Çdo gjë do verifikohet, nuk duhet të rrisim ndjenjën e alarmit. Nuk do të lëmë asnjë mbrapa, qytetarët të bëjnë me dije problemet.

Duhet durim dhe pak kohë nga ana e të gjithëve”, tha Rama.

Strukturat kanë mundur ta përballojnë situatën?

‘Në radhë të parë të gjithë që kemi qenë të organizuar menjëherë, sepse qoftë ministrja e Shëndetësisë, ajo e Mbrojtjes, apo prefektët kanë punuar me trajnime të protokollëve që janë gati për emergjencat. Gjithçka ka funksionuar më së miri. E mira s’ka fund asnjëherë, por gjithçka është përballur më së miri’, tha Rama. /tch

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...