Tërmetet, ja shtetet që i erdhën në ndihmë Shqipërisë

Shqipëria

Tërmetet, ja shtetet që i erdhën në ndihmë Shqipërisë

Më: 22 shtator 2019 Në ora: 14:50
Foto ilustrim

Ish komisioneri i zgjerimit, Johannes Hahn reagoi shumë shpejt në Twitter pas tërmetit të fuqishëm të regjistruar në Shqipëri. Eurodeputeti u shpreh i shqetësuar per serinë e lëkundjeve të fuqishme që tronditën vendin tonë, duke shkaktuar të plagosur dhe dëme serioze për infrastrukturën.

I shpejtë qe dhe reagimi mbështetës i Prishtinës; kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, shkroi në Facebook se qeveria kosovare do ta ndihmojë Shqipërinë financiarisht për të minimizuar dëmet.

Edhe shtetet fqinjë si Italia dhe Greqia u shprehën të gatshme t`i vijnë në ndihmë Shqipërisë në këtë moment të vështirë.

Rama tha se ka marrë një telefonatë nga Kryeministri italian Giuseppe Conte “i cili ofron mbështetjen e Italisë për të përballuar pasojat e tërmetit”.

Mësohet se krerët e dy bashkive në rajonin Marche kanë kontaktuar me specialistë të emergjencave civile të Bashkisë së Tiranës, duke ofruar ndihmën e tyre për të gjithë personat që u prekën nga lëkundjet e dhunshme.

Disponueshmëri gjithashtu nga Franca, Austria dhe vendet e tjera të BE-së.

Ministria e Jashtme greke po përmes Twitterit përcolli mbështetjen dhe solidaritetin e saj me popullin shqiptar, ndërsa burime diplomatike flasin për gatishmërinë e palës greke për të ndihmuar autoritetet shqiptare në përballimin e pasojave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat