Sizmiologët për tërmetin, më e keqja ka kaluar - Bota Sot
Sizmiologët për tërmetin, më e keqja ka kaluar

Shqipëria

Sizmiologët për tërmetin, më e keqja ka kaluar

Më: 22 shtator 2019 Në ora: 16:05
Rexhep Koçi

Një ditë pas tërmetit 5.8 ballë i cili tronditi Shqipërinë këtë të shtunë, përgjegjësi i Departamentit të Sizmiologjisë, Rexhep Koçi, megjithëse nuk mund të kemi një parashikim të saktë, situata në vijim pritet të jetë më e qetë, pasi edhe intensiteti i lëkundjeve ka ardhur duke u ulur.

Koçi: Situata sizmologjike e shfaqur pas ngjarjes kryesore të ndodhur dje në orën 16:04 ka ardhur gjithmonë duke u përmirësuar sa i përket rrezikut të aktivitetit sizmik. Ngjarjet e regjistruara pas ngjarjes kryesore ksnë qenë të një magnitude shumë herë më të vogël se ajo e djeshmja, përjashto rreth katër ngjarje që kanë kaluar magnitudën 4 ballë.

Bëhet me dije se gjatë natës dhe orëve të para të mëngjesit janë shënuar rreth 300 lëkundje të tjera të lehta.

Koçi: 90% e ngjarjeve të regjistruara deri më tani që janë rreth 350, e kanë magnitudën nën 3. Vërehet një tendencë e shuarjes së aktivitetit sizmik.

Sizmiologët thonë se aktualisht nuk ka vend për panik, megjithatë kërkohet vëmendja e shtuar e institucioneve përkatëse.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...