Burgjet pas tërmeteve, ministrja Gjonaj: Situata është nën kontroll

Shqipëria

Burgjet pas tërmeteve, ministrja Gjonaj: Situata është nën kontroll

Më: 22 shtator 2019 Në ora: 17:05
Pajme nga takimi

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka mbledhur të gjitha strukturat e posaçme të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, ku po monitoron së afërmi situatën e krijuar në sistemin penitenciar nga lëkundjet sizmike.

Fill pasi nxori urdhrin e gadishmërisë mbrëmjen e djeshme në të gjitha IEVP-të, Gjonaj ka urdhëruar marrjen e masave për mbarëvajtjen e gjendjes dhe inspektimin e shërbimeve.

Sipas të dhënave aktuale, gjendja në të gjitha IEVP-të paraqitet e qetë ku sektori social dhe sektori shëndetësor kanë qenë në shërbim 24 orë gjatë gjithë kohës.

“Të gjitha strukturat e Ministrisë së Drejtësisë janë të angazhuara maksimalisht dhe në gatishmëri të plotë 24 orë në 24 në shërbim të zgjidhjes së çdo situate sado elementare të krijuar nga lëkundjet sizmike që prekën vendin. Pasi bëmë një verifikim të hollësishëm të të gjithë gjendjes me Grupin e Menaxhimit të Emergjencave Civile dhe Krizave si edhe vendosëm në gatishmëri të gjithë institucionet duke shtuar me 30% kapacitetin e stafit, puna vazhdon për të shmangur çdo rrezik që mund të shfaqet. Gjatë mesditës, kryem një takim intensiv me strukturat e posaçme të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, ku detyrat dhe gatishmëria do të vijojnë deri në qetësim të situatës. Fatmirësisht, deri më tani sipas inspektimeve të bëra në terren nga Ministria e Drejtësisë nuk ka asnjë problematikë të konstatuar sa i përket sistemit penitenciar. #Shqipërisolidare?”, shkruan Gjonaj në rrjetet sociale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat