Klosi në Shijak: Pranë njerëzve në ditë të vështira për të siguruar gatishmëri 24 orë

Shqipëria

Klosi në Shijak: Pranë njerëzve në ditë të vështira për të siguruar gatishmëri 24 orë

Më: 22 shtator 2019 Në ora: 18:09
Foto nga vizita

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit i Shqipërisë, Blendi Klosi vizitoi nga afër banorët e prekur nga tërmeti në Bilalas, në Shijak.

Ministri Klosi pa nga afër dëmet e shkaktuara në banesa dhe siguroi qytetarët se do të kenë mbështetjen dhe gatishmërinë e çdo institucioni për ndihmë 24 orë.

“Pranë banorëve të prekur nga tërmeti në fshatin Bilalas në Shijak. Japim ndihmën dhe mbështetjen e çdo institucioni! Pranë njerëzve në ditë të vështira, për t’i lehtësuar dhe siguruar se jemi në gatishmëri 24 orë në 24”, shprehet ministri Klosi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat