Xhaçka: S’ka vend për panik, ndëshkim për autorët e lajmit të rremë

Shqipëria

Xhaçka: S’ka vend për panik, ndëshkim për autorët e lajmit të rremë

Më: 23 shtator 2019 Në ora: 00:07
Olta Xhaçka

Ministrja e Mbrojtjes e Shqipërisë Olta Xhaçka ka paralajmëruar para pak minutash dënim për autorët e lajmit të rremë se sonte në Tiranë do të ketë një tërmet me fuqi prej 6 ballë të Rihterit.

Në mediat shqiptare sonte ka qarkulluar lajmi për një tërmet të fuqishëm, gjë e cila ka ndikuar që qytetarët e Tiranës të dalin jashtë shtëpive dhe banesave të tyre.

Menjëherë në një konferencë për media ka dalë ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka e cila ka ftuar qytetarët për qetësim dhe që të kthehen në shtëpitë e tyre, pasi nuk ka ndonjë rrezik nga tërmetet, duke paralajmëruar njëherësh se autorët e përhapjes së këtij lajmi të rremë do të përgjigjen sipas Kodi Penal të Shqipërisë.

“Kushdo që e ka përhapur lajmin për tërmet ka bërë një akt kriminal dhe i dënueshëm. Tërmetet nuk janë të parashikuara dhe kjo është një rrenë që është përhapur dhe shpifje që do të ndëshkohet shumë rëndë. Qytetarët të qëndrojnë në shtëpitë e tyre”, tha ministrja Xhaçka.

Ajo ka përkujtuar se Kodi Penal e dënon përhapjen e lajmeve të rreme, me fjalë, me shkrim apo në mënyrë tjetër, e të cilat kanë për qëllim të hapin pasiguri te qytetarët, transmeton KosovaPress.

Ndryshe, një tërmet i rënë sonte rreth orës 22:10 ka rikthyer edhe një herë frikën te qytetarët. Në sheshet kryesore të Tiranës qindra qytetarë kanë dalë jashtë banesave. Sheshi “Nënë Tereza”, hapësira te stadiumi ‘Dinamo’ dhe disa vende të tjera janë “pushtuar” nga qytetarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat