Ja cilat ishin shtetet që i ofruan ndihmë Shqipërisë pas goditjes nga tërmetet - Bota Sot
Ja cilat ishin shtetet që i ofruan ndihmë Shqipërisë pas goditjes nga tërmetet

Shqipëria

Ja cilat ishin shtetet që i ofruan ndihmë Shqipërisë pas goditjes nga tërmetet

Më: 23 shtator 2019 Në ora: 07:08
Ilustrim

I menjëhershëm ka qenë reagimi i vendeve fqinje pasi vendi ynë u godit nga një valë tërmetesh, ku njëri prej tyre ishte 5.8 ballësh, i cilësuari si më i fuqishmi në 20-30 vitet e fundit.

Shtetet fqinje ofruan ndihmën e tyre për shtetasit shqiptarë të prekur nga kjo fatkeqësi natyrore.

I shpejtë qe reagimi mbështetës i Prishtinës, ku kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, shkroi në “Facebook” se qeveria kosovare do ta ndihmojë Shqipërinë financiarisht për të minimizuar dëmet.

Edhe shtetet fqinjë si Italia dhe Greqia u shprehën të gatshme t`i vijnë në ndihmë Shqipërisë në këtë moment të vështirë.

Ndërsa u mësuar se Rama kishte marrë një telefonatë nga Kryeministri italian Giuseppe Conte “i cili ofron mbështetjen e Italisë për të përballuar pasojat e tërmetit”.

Mësohet se edhe krerët e dy bashkive në rajonin Marche kanë kontaktuar me specialistë të emergjencave civile të Bashkisë së Tiranës, duke ofruar ndihmën e tyre për të gjithë personat që u prekën nga lëkundjet e dhunshme.

Disponueshmëri gjithashtu treguan Franca, Austria dhe vendet e tjera të BE-së.

Ndërsa ministria e Jashtme greke po përmes Twitterit përcolli mbështetjen dhe solidaritetin e saj me popullin shqiptar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...