Ministria e Arsimit: Të hënën në qarqet Tiranë, Durrës dhe Elbasan, nuk do të zhvillohet mësim

Shqipëria

Ministria e Arsimit: Të hënën në qarqet Tiranë, Durrës dhe Elbasan, nuk do të zhvillohet mësim

Më: 23 shtator 2019 Në ora: 09:51
Besa Shahini

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka njoftuar se të hënën në shkollat e qarqeve Tiranë, Durrës dhe Elbasan, nuk do të zhvillohet mësim.

Sipas saj, e hëna do të jetë ditë pushimi edhe për prindërit e nxënësve të shkollave 9-vjeçare, të cilët punojnë në administratën shtetërore.

“Është e kuptueshme dhe duke marrë këtë parasysh dhe duke dëgjuar psikologët kemi vendosur që dita e nesërme në Tiranë, Elbasan dhe Durrës do jetë pushim”, tha ministrja Shahini.

Ajo duke dhënë hollësi nga dëmtimet e tërmetit të së shtunës tha se janë 98 shkolla, të cilat kanë pësuar dëmtime nga tërmeti. Bëhet fjalë për plasaritje fasadash, por që janë pastruar.

“Sot kemi vetëm dy shkolla që janë raportuar në gjendje jo të sigurta, një qendër Bërxullë që do sillen në shkollën qendër. Një tjetër në periferi të Tiranës”, ka përfunduar ajo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat