Tërmeti dëmton edhe ndërtesën e Ambasadës së Gjermanisë në Tiranë - Bota Sot
Tërmeti dëmton edhe ndërtesën e Ambasadës së Gjermanisë në Tiranë

Shqipëria

Tërmeti dëmton edhe ndërtesën e Ambasadës së Gjermanisë në Tiranë

Më: 23 shtator 2019 Në ora: 12:52
Tërmeti ka dëmtuar edhe ndërtesën e Ambasadës së Gjermanisë në Tiranë

Edhe godina e Ambasadës së Gjermanisë në Tiranë është dëmtuar nga tërmeti. Foto është publikuar nga vetë ambasada. Stafi i ambasadës jep mbështetje edhe për shqiptarët e prekur nga lëkundjet e tokës.

“Tërmetet e fundjavës na tronditën gjithashtu ne dhe ambasadën tonë. Mendimet tona shkojnë tek gjithë shqiptaret dhe shqiptarët të cilët janë lënduar ose shtëpitë e të cilëve janë dëmtuar rëndë. Shpresojmë që të gjithë ta kalojnë shpejt këtë tronditje dhe pasojat e tij”, thuhet në reagimin e Ambasadës Gjermane.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...