Në garë për Prokurorin e Përgjithshëm, shtyhet mbledhja e KLP-së

Shqipëria

Në garë për Prokurorin e Përgjithshëm, shtyhet mbledhja e KLP-së

Më: 23 shtator 2019 Në ora: 13:01
KLP

Këshilli i Lartë i Prokurorisë pritej të miratonte sot (e hënë, 23 shtator), në një mbledhje që ishte parashikuar të niste në orën 12:00, listën e kandidatëve qё kanё shprehur interes pёr pozicionin e Prokurorit tё Pёrgjithshёm, tё cilёt plotёsojnё kushtet ligjore pёr tё vazhduar mё tej garёn, pas vlerёsimit paraprak.

Përmes një lajmërimi është bërë me dijeni se mbledhja e Këshillit do të shtyhet për ditën e mërkurë në orën 10:00, për shkak se  deri në momentin e zhvillimit të saj nuk ka mbërritur zyrtarisht letra e Komisionerit Publik për ankimimin ose mos ankimimit  e vendimit të KPK-së së datës 4 Shtator 2019 për kandidatin për pozicionin e Prokurorit të Përgjithshëm, z. Olsi Çela.

Katër janë kandidatë që kanë shprehur interesin për detyrën e kryeprokurorit: Arta Marku (kryeprokurore në detyrë), Olsian Çela, Fatjona Memçaj dhe Lulzim Alushaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat