Situata pas tërmetit, rrugët, ujësjellësat, portet, aeroportet, të gjitha në funksion

Shqipëria

Situata pas tërmetit, rrugët, ujësjellësat, portet, aeroportet, të gjitha në funksion

Më: 23 shtator 2019 Në ora: 13:12
Shqipëri

Paraditen e sotme ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku ka zhvilluar një mbledhje të posaçme me specialistë dhe inxhinierë nga Instituti i Ndërtimit.

Aty u diskutua për masat e marra në përballimin e situatës pas tërmetit të së shtunës, që shkaktoi frikë dhe panik tek qytetarët.

Ajo bëri një bilanc të përgjithshëm, ndërsa shtoi se të gjitha akset rrugore në vend janë të aksesueshme, përfshirë edhe zonat ku aktiviteti sizmik ishte i lartë.

Ministria e Infrastrukturës deklaron se të gjitha akset rrugore janë  të aksesueshëm, përfshirë edhe ato zona që u prekën nga tërmeti i 21 shtatorit.

Ujësjellësat janë të gjithë funksionalë. Portet dhe aeroportet e Shqipërisë kryejnë funksionet me normalitet të plotë.

 “Jemi me fat nuk kemi pasur viktima, jemi me fat se s’kemi pasur dëme të mëdha. Do jetë një punë impenjative dje kemi qenë në terren që kur gdhiu dita deri në mesnatë, kështu do jemi deri sa të përfundojmë aktin e fundit te verifikimit për çdo banesë, akt verifikimi që i jep sigurinë njerëzve për të hyrë në ndërtesa më pas do kalojmë në aktet e vlerësimit se shteti do marrë përsipër të gjithë dëmshpërblimin”, tha ministrja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat