Natë me rrebeshe shiu, Sinoptikania: Shtrëngata në Tiranë, Durrës dhe Elbasan, ja sa do zgjasin - Bota Sot
Natë me rrebeshe shiu, Sinoptikania: Shtrëngata në Tiranë, Durrës dhe Elbasan, ja sa do zgjasin

Shqipëria

Natë me rrebeshe shiu, Sinoptikania: Shtrëngata në Tiranë, Durrës dhe Elbasan, ja sa do zgjasin

Më: 23 shtator 2019 Në ora: 15:12
Foto ilustrim

Sinoptikania Lajda Porja tha në një lidhje telefonike për “News24” se pasditja e sotme dhe mbrëmja, deri mëngjesin e të martës, do të shoqërohen nga rrebeshe shiu dhe stuhi ere.

Sinoptikania Porja deklaroi se reshjet më të dendura të shiut do të jenë në veriperëndim dhe zonat qendrore, si Shkodra, Lezha, Durrësi, Tirana dhe Elbasani. Gjithashtu, Porja theksoi se do të ketë edhe stuhi afatshkurtër të erës, që do të godasin kryesisht zonat bregdetare, në bregdetin e jugut, duke krijuar trazira në det.

“Në orët e pasdites së vonë dhe në mbrëmje do kemi shtim të reshjeve dhe rrebeshe. Situata parashikohet e paqëndrueshme dhe me reshje të dendura shiu, deri në orët e para të mëngjesit të nesërm. Më shumë reshje do të ketë në Shkodër, Lezhë, Tiranë, veri-veriperëndim dhe zonat qendrore. Do kemi dhe stuhi afatshkurtër të erës, kryesisht në zonat bregdetare, në bregdetin e jugut, që do sjellë një det të trazuar.

Kjo situatë, me reshje të dendura shiu, do jetë e përkohshme, pasi që nesër në orët e mesditës do ketë dobësim të reshjeve, që do zhvendosen vetëm në zonat malore. Reshjet më të shumta parashikohet të bien sonte, ku më të fokusuara janë zonat qendrore, Durrësi, Tirana e Elbasani, me rrebeshe e shtrëngata”, tha Porja.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...