Zgjedhja e kryeprokurorit/ KLP shtyn mbledhjen, kërkon dokumenta për një kandidat

Shqipëria

Zgjedhja e kryeprokurorit/ KLP shtyn mbledhjen, kërkon dokumenta për një kandidat

Më: 23 shtator 2019 Në ora: 15:24
Foto ilustruese

Anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë duhet të shpreheshin këtë të hënë në një mbledhje të paralajmëruar më herët, nëse katër pretendentët për prokurorë të përgjithshëm i plotësojnë apo jo kushtet për të vazhduar garën më tej.

Por shtyrja e kësaj vendimmarrjeje që do ti hapte rrugë në vazhdim pikëzimit dhe intervistimit të garuesve, i futi në një marrëdhënie keqkuptimi dy institucione.

Nga njëra anë Këshilli i Lartë i Prokurorisë kishte llogaritur se këtë të hënë përfundonte afati për ankimin ose jo ndaj kandidatit Olsian Cela, një veprim të cilin komisioneri publik nga ana tjetër kërkon ta shfrytëzojë deri në limitin zyrtar që nuk është orari zyrtar, por ora 24.

KLP njoftoi shtyrjen e mbledhjes për të mërkurën pasi LKP nuk i kishte dërguar letër nëse prokurori Cela do ankimohet apo jo.

Ndërsa menjëherë reagoi komisioneri publik që saktëson se çdo vendim i tij publikohet në faqen zyrtare, çka nënkupton se komisioneri nuk ka asnjë detyrim për ta vënë në dijeni Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Kreu i KLP flet edhe për Prokurorinë e posaçme SPAK, që siç duket ka ngelur në stacionin e vettingut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat