Sizmologu tregon nëse Tirana rrezikohet nga tërmetet

Shqipëria

Sizmologu tregon nëse Tirana rrezikohet nga tërmetet

Më: 23 shtator 2019 Në ora: 15:37
Rrapo Ormeni

Shqipëria është zonë sizmike, dhe me tërmete, me magnitudë 2 deri në 4, sipas shkallës Rihter ndodhin pothuajse çdo dy apo tre ditë, thonë sizmologët.

Por ndryshe nga dy vendet fqinjë Greqia dhe Turqia ku regjistrohen tërmete me magnitudë mbi 7 në Shqipëri ka aktivitet më të ulët sizmik.

“Po ndodhin shpesh tërmet të vogla dhe kjo është mirë se shkarkon energji çka nuk lejon të ndodhin tërmete të mëdha”, shprehet sizmologu Rrapo Ormeni.

Sipas tij, tërmeti i fundit në vend është shumë larg atij që ndodhi në vitin 1979 për nga madhësia edhe pse mund të kishte shkaktuar nëse epiqendra nuk do të ishte në det.

“Ishte 5.8, por ndryshimi është shumë i madh edhe nga 5.9, por edhe nga madhësia 6. Por fat ishte që epiqendra ishte mbi 30 km në det pasi po të ishte më i cekët do të kishte dëme”, ka thënë ai.

Ormeni thotë se Tirana nuk është zonë sizmike dhe nuk regjistron tërmete, derisa tërmetet të madhësisë më të madhe ndodhin në bregdet e më pas madhësia e tyre vjen duke u zvogëluar në brezin e tretë.

“Durrësi është zonë me tërmete, Shkodra, Vlora, Saranda dhe Butrinit. Brezi i dytë është Ohër, Korçë dhe brezi i Tretë është Fier, Lushnjë, Elbasan”, ka thënë Ormeni.

Ekspertët e Sizmologjisë thonë se pas tërmetit të së shtunës kanë ndodhur mbi 400 lëkundje të tjera, të cilat do të vijojnë derisa pllakat tektonike të zënë vend. Por nuk ka vend për panik./tch

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat