Mjafton një shi, Lezha kthehet në “Venecia”-n e dytë

Shqipëria

Mjafton një shi, Lezha kthehet në “Venecia”-n e dytë

Më: 23 shtator 2019 Në ora: 17:55
Lezha

Si të mos mjaftonte tërmeti, mjaftoi një shi që ra gjatë ditës së sotme dhe Lezha u përfshi nga përmbytje të mëdha, të kthyera në fenomene të zakonshme për këtë qytet gjatë viteve të fundit.

Disa lagje të qytetit të Lezhës janë përmbytur si pasojë e motit të keq në vend.

Probleme pati lagja "Besëlidhja", ku banorët nuk mundën do të të lëviznin. Raportohet se pati edhe ndërprerje të energjisë elektrike.

Uji doli mbi sipërfaqe duke bllokuar hyrjet e pallateve dhe lëvizjet e njerëzve.

Probleme patën dhe periferitë si dhe zonat përreth Lezhës.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat