Veliaj apel qytetarëve: Minimizoni lëvizjet, shirat kanë rrëzuar disa pemë

Shqipëria

Veliaj apel qytetarëve: Minimizoni lëvizjet, shirat kanë rrëzuar disa pemë

Më: 23 shtator 2019 Në ora: 21:12
Foto

Kreu i bashkisë Tiranë, Erion Veliaj u ka bërë apel qytetarëve që të minimizojnë lëvizjet pas stuhisë së shiut prej disa minutash që përfshiu Tiranën.

Përmes një postimi në Facebook, shoqëruar me disa foto, Veliaj njofton se shiu ka rrëzuar disa pemë dhe se po punohet për pastrimin e rrugëve.

“KUJDES! Stuhia e shirat kanë rrëzuar disa pemë në akset kryesore të Tiranës

Minimizoni lëvizjet teksa ekipet tona pastrojnë rrugët e heqin pemët e dëmtuara

Në rast rreziku/nevoje 112

Me pak kujdes do e kalojmë dhe këtë sfidë, si çdo tjetër këtë javë!”, shkruan Veliaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat