Stuhi e rebeshe shiu në të gjithë vendin, çfarë parashikojnë meteorologët për këtë javë

Shqipëria

Stuhi e rebeshe shiu në të gjithë vendin, çfarë parashikojnë meteorologët për këtë javë

Më: 24 shtator 2019 Në ora: 06:47
Ilustrim

Gjatë orëve të pasdites së kësaj të hëne, i gjithë territori i vendit është përfshirë nga stuhi e rebeshe shiu.

Sinoptikanët thonë se rebeshe shiu dhe stuhi afatshkurtra ere do të përfshijnë vendin tonë edhe gjatë natës së të hënës deri në në orët e para të së martës. Sipas Meteoalb, deri në mesditen e neserme kur pritet dobesim i ndjeshem i intensitetit te shirave.

Era do të jetë e fortë me shpejtësi mbi 65 km/h duke sjellë probleme në brigjet detare.

Parashikimi i motit sipas SHMU-së

Edhe dita e martë do të ketë mot të vranët në të gjithë territorin. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme dhe lokalisht të vazhdueshme me intensitet mesatar deri edhe të lartë në formën e stuhive dhe rrebesheve. Kjo situatë më tepër do të jetë e theksuar përgjatë vijës bregdetare dhe zonat e ultësirës perëndimore, ndërsa relievet malore do të preken më pak.

Dita e mërkurë do të ketë përmirësime, me mot me alternime kthjellimesh dhe vranësirash dhe reshje shiu të dobëta dhe lokale. Gjatë ditës së enjte pritet përsëri përkeqësim i motit, me reshje shiu me intensitet mesatar deri dhe të lartë, në formë stuhish dhe rrebeshesh në zonën e qendrës dhe atë të veriut, ndërsa zona e jugut do të preket nga reshje shiu me intensitet të ulët. Java mbyllet me ditën e premte me mot me alternime vranësirash e kthjellimesh dhe reshje shiu të dobëta dhe lokale deri në orët e mesditës.

Temperaturat në vlerat minimale pritet të kapin vlerat nga 9ºC deri në 17ºC, ndërsa ato maksimale 17ºC deri në 29ºC.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat