Denoncimi i tiranasit pas përmbytjeve: Na ka hyrë ujë me fekale në banesë, askush nuk ka ardhur!

Shqipëria

Denoncimi i tiranasit pas përmbytjeve: Na ka hyrë ujë me fekale në banesë, askush nuk ka ardhur!

Më: 24 shtator 2019 Në ora: 19:22
Pamje nga video

Reshjet e dendura të shiut gjatë gjithë mbrëmjes së djeshme kanë shkaktuar dhjetëra probleme në Tiranë dhe në një sërë rrethesh të tjera. Me shumë banesave të përmbytura, banorët e një pallati në zonën e shkollës Hasan Prishtina në Tiranë kanë patur dhe të tjera “dhimbje koke” përveçse faktit se uji u ka dëmtuar jo pak sendet shtëpiake.

Një qytetar është ankuar se për shkak të reshjeve të shumta kanalizimet e ujërave të zeza janë bllokuar dhe uji i ka hyrë në banesë. Ja se çfarë thotë qytetari, në një denoncim dërguar për News24.

“Pallati është tek shkolla ‘Hasan Prishtina’, tek ‘Varri Bamit’ tek njësia 3. Asnjë nga institucionet se ka vrarë mendjen për këtë situatë. Na është përmbytur shtëpia. Jemi tre familja të dëmtuara. Është problem i madh. Kemi folur me të gjithë, që nga policia dhe me Bashkinë. Kanë ardhur dhe e kanë parë situatën dhe nuk kanë bërë asgjë. Pusetat janë mbushur. Nuk ka ardhur asnjë nga të ndërmarrjes së ujësjellës kanalizimeve. Na janë prishur mobiljet nga uji. Këtu tek ne vinë vetëm kur kanë zgjedhje dhe premtojnë, por nuk bëjnë asgjë. Kur bie shi e njëjta situatë ndodh. Banorët vendosin tek shkalla tulla dhe ecin me qese. Na është futur uji i kanalizimeve në shtëpi, do marrim infeksione”, tha qytetari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat