“Kushtet e Gjermanisë për Shqipërinë janë bërë në bashkëpunim dhe me Francën”

Shqipëria

“Kushtet e Gjermanisë për Shqipërinë janë bërë në bashkëpunim dhe me Francën”

Më: 24 shtator 2019 Në ora: 22:45
Angela Merkel dhe Emmanuel Macron

Kushtet që Gjermania ka vënë për hapjen e negociatave me Shqipërinë janë bërë në bashkëpunim dhe dakortësi me Francën.

Ky është të paktën argumenti që jep gazetari shqiptar Genc Burimi. Në një lidhje direkte nga Franca me emisionin Tempora, gazetari është shprehur se Franca do t’i thotë PO Shqipërisë nëse plotëson kushtet e vëna nga Gjermania.

Genc Burimi: Këtë propozim Gjermania e ka bërë në bashkëpunim me Francën dhe është një propozim i zgjuar. I bën punë edhe Francës që nuk do në asnjë mënyrë të hapen negociatat në këtë moment. Ka një presion shumë të madh nga Le Pen dhe i bën punë edhe Gjermanisë që nuk ja mbyll derën Shqipërisë. Më duket një kompromis i zgjuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat